Ekipi i Hansi Flick është vetëm i dyti në histori të futbollit Evropian që ka fituar të gjithë gjashtë titujt e mundshëm për ta.
Bayern Munich kanë cementuar vendin e tyre në historinë e futbollit, duke barazuar rekordin e Barcelonës së Guarliolas për të fituar gjashtë tituj brenda sezonit.
Benjamin Pavard shënoi golin e vetëm të ndeshjes të enjten pasi Bayern mposhti ekipin Tigers nga Meksika, 1-0 për të fituar Kupën e Botës për Klube.
Gjigantët e Bundesligës tani janë kampionët e padiskutueshëm të Gjermanisë, Evropës dhe Botës.
Bundesliga ?
DFB-Pokal ?
Champions League ?
DFL-Supercup ?
European Super Cup ?
Club World Cup ?Bayern Munich are sextuple champions ? pic.twitter.com/qspml3QkUx
— Goal (@goal) February 11, 2021
Për këtë arritje Hansi Flick u shpreh:
“Fillimisht urime ekipit tim. Kanë arritur diçka historike.
“Titullin e gjashtë brenda një sezoni. Vetëm disa ekipe kanë arritur ta bëjnë këtë.
“Me sa e di vetëm Barcelona e ka bërë këtë.
“Dhe tani për Bayern Munchen tashmë të suksesshëm, ky është ndoshta sezoni më i mirë që kemi luajtur ndonjëherë.”/arbresh.info/
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati
Kurti: Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gj...
Ish-ylli i Liverpoolit: Rënia nga forma e Salah ka ndodhur s...
Gjesti jep lajmin e madh për fansat, rikthehet nesër me proj...
Publikohen listat e barnave dhe materialit medicinal në Barn...