Një djalë 12 vjeç nga Mançesteri i Anglisë i është nënshtruar një operacioni që ia ka shpëtuar jetën pasi hëngri 54 magnete lodra si pjesë e një “eksperimenti” që deshi ta bënte me organizmin e vet.
Rhiley Morrison i hëngri magnetet në dy raste për të parë nëse ato do të ndikonin që objektet e metalta do t’i rrinin ngjitur në bark dhe pasi ishte kureshtar të shihte se si do të dukeshin ato kur t’i nxirrte jashtë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Por kur topat e vegjël nuk i pa jashtë organizmit as katër ditë pasi i kishte gëlltitur, djali i tha nënës së vet se ka gëlltitur dy magnete aksidentalisht.
Ajo e dërgoi shpejt në spital, ku mjekët i bënë fotografim me rreze x dhe u habitën kur panë 54 copa magneti në lukthin dhe zorrët e djaloshit.
Morrison tashmë po e merr veten në shtëpi dhe nëna e tij shpreson se qëndrimi për 16 ditë në spital i djalit të saj do t’i vetëdijesojë prindërit për rrezikun e mundshëm të magneteve lodra dhe bëri thirrje që këto objekte të gjuhen në mbeturina para se t’u ndodhë diçka si djalit të saj.
Ai u lirua nga spitali më 21 janar dhe për një javë u trajtua me antibiotikë për ta luftuar infeksionin e shkaktuar nga “mysafirët” e pazakontë në trupin e tij.

Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...
Kurti në Malishevë, iu flet të gjithëve një nga një për fill...