Sekretari i PDK’së, Uran Ismaili ka treguar në emisionin Pressing në T7 se a do të ketë bashkëpunim me VV’në.
Në zgjedhjet e kaluara VV ka pasur vija të kuqe me PDK’në, ndërkohë që në këto zgjedhje nuk janë folur për vija të kuqe nga asnjëra parti.
Ismaili ka thënë se cilat janë mundësitë që te ketë bashkëpunim pas zgjedhjeve.
“Mendoj që ka pak i kanë fryre, pasi e kanë parë që qysh i hekën shpejt vijat e kuqe me PDK’në. Njerëzit e kanë menduar kështu pasi 1+1 bëjnë dy. Me VV’në na ndajnë shumë gjëra. Mënyra se si i shohim gjërat dhe si e shohim historinë. Ata e kanë konsideruar që himni duhet të degradohet. E kemi parë se si e kanë degraduar himnin. Nuk e kemi atë problem në asnjë formë. Neve na ndanë një oqean. Për atë se si shohim shtetin dhe si ta dërgojmë atë përpara. E patë se ai u frikësua ta dalë në debat me Enver Hoxhajn”, tha ai.
Ismaili po ashtu ka lavdëruar rolin e PDK’së në legjislaturën e fundit duke thënë se ishin një opozitë konstruktive. /Arbresh.info/
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu