Misioni i parë turistik në orbitë do të zhvillohet brenda vitit 2021. Në bord nuk do të ketë astronautë profesionistë, por turisti i parë do të jetë një miliarder 38-vjeçar. Jared Isaacman do të udhëtojë ndër yje në bordin e një rakete Falcon 9 në misionin që do të jetë i pari i llojit civil dhe që do ta komandojë, por edhe paguajë ai vetë.
Misioni do të quhet Inspiration 4 dhe është hapi i parë që do të hidhet në udhëtimet në hapësirë, ka thënë vetë Isaacman gjatë prezantimit të projektit në selinë e kompanisë Space X. Misioni do të zgjasë disa ditë, dhe një rrotullim i plotë i Tokës do të bëhet çdo 90 minuta. Në bord do të jenë edhe 3 persona të tjerë, një punonjëse sanitare, një i përzgjedhur ndër ata që kanë dhënë fonde për një spital dhe një biznesmen.
Isaacman nuk është astronaut, por një pilot profesionist i avionëve ushtarakë, madje ka shënuar një rekord botëror në udhëtimin më të shpejtë rreth globit pa asnjë ndalesë në 62 orë. Ai është titullar edhe i një kompanie që përgatit dhe stërvit pilotët për forcat ushtarake amerikane, Draken International.
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...