Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se 3.2 milionë euro do t`i investojnë për ndërtimin e rrugës Malishevë-Kijevë.
Në një tubim me qytetarët e kësaj treve, Kurti ka premtuar edhe projekte tjera. “KOSTT-i ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e nënstacionit energjetik për Malishevën në vlerë prej 6.7 milionë euro. Krejt këto investime, për Malishevën e kudo në Kosovë, janë rrjedhshmëri e zhvillimit të gjithmbarshëm në këtë mandat qeveritar. Sepse progresi është i mundur kur e luftojmë krimin e korrupsionin”, ka thënë Kurti.
Tutje, kreu i Vetëvendosjes që është edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti tha se e kanë rritur punësimin nga 350 mijë në 435 mijë të punësuar.
“Nga 26% papunësia ka rënë në më pak se 11%. Edukimin po e lidhim me tregun e punës, që për çdo diplomë të shkollës të ketë një vend të punës”, tha Kurti.
Ndërkohë, tha se në veri i kanë mbyllur 29 rrugë ilegale, komuna paralele e zyra ilegale.
“E kemi ndalë dinarin e prodhimin ilegal të kriptovalutave. Çdo cep i shtetit frymon ndryshe në katërvjeçarin e fundit, andaj vazhdojmë tutje edhe pas 28 dhjetorit, për më shumë siguri e begati për të gjithë”, ka thënë kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti./rtk
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...