Policit, Haris Kelmendi i është ndërprerë masa e paraburgimit këtë të premte, dhe i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, ku tha se polici që ka kryer aktin e dhunshëm mbi Leotrim Ramën u lirua nga paraburgimi.
“Të pandehurit H. K. i është nderprerë masa e paraburgimit të premten dhe e njëjta i është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej 30 ditësh. I pandehuri nuk guxon të largohet nga lokalet ku ai e ka vendbanimin ose vendqëndrimin pa lejen e gjykatës, në të kundërtën në çdo kohë mund t’i shqiptohet masa e paraburgimit”, deklaroi ai.
Kujtojmë se, Haris Kelmendi kishte ushtruar dhunë mbi 18 vjeçarin Leotrim Rama brenda stacionit policor tri vite më parë. / arbresh.info/
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën