Pas 11 viteve, Armata e Maqedonisë së Veriut sot edhe zyrtarisht është përforcuar me nënoficer të ri.
Prej sot 65 ushtarë profesionistë do të mbajnë gradën e rreshterit në uniformat e tyre. Ushtarët paraprakisht kanë kryer trajnime. Ceremonia u mbajt në kazermat Ilinden, ku nënoficerëve të rinj iu drejtua edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
“Pauzë e paarsyeshme prej 11 viteve për t`u pasuruar me brezin e ri të nënoficerëve”, tha Shekerinska, duke shtuar se kjo ngritje në detyrë zgjidh pjesërisht problemin e 500 vendeve të lira për nënoficerë në Armatë.
Deri në fund të vitit, është planifikuar që 55 ushtarë profesionistë të promovohen në rreshterë, pas përfundimit të trajnimit që do të nis me 22 shkurt./alsat
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë 70 për qind të territor...
“Në rreshtin e parë”, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin e P...