Irani ka shënuar një tjetër fitore ligjore në dëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe konkretisht ndaj ish-qeverisë së republikanit, Donald Tramp.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha të mërkurën se do marrë në shqyrtim çështjen e sanksioneve amerikane kundër Teheranit, nisur nga vendimi i SHBA-së i 2018-ës për t’u tërhequr njëanshmërisht nga marrëveshja për programin bërthamor të palës iraniane.
“Me 15 vota pro dhe një kundër pranohet juridiksioni i gjykatës sipas Traktatit të Miqësisë dhe në bazë të depozitimit nga Republika Islamike e Iranit më 16 korrik 2018. Gjykata vlerësoi se pretendimet e SHBA-së nuk janë të mbështetura,” deklaroi gjyqtari i çështjes, Abdulqawi Yusuf.
Nga Teherani, ministri i Jashtëm, Xhavad Zarif, tha se SHBA-ja duhet tashmë t’i rikthehet paktit shumëpalësh për zotimet bërthamore.
Pala amerikane kishte argumentuar se gjykata e OKB-së nuk e kishte për juridiksion ta trajtonte kërkesën e Iranit.
“Megjithëse nuk jemi dakord me arsyetimin e gjykatës dhe Irani mund ta marrë atë në mbrojtje të kauzës së vet, seanca e sotme ishte paraprakja, jo përfundimtarja,” tha zëdhënësi i Departamentit tw SHBA, Ned Price.
Teherani thekson se sanksionet ekonomike të vendosura nga Amerika e kanë rritur varfërinë dhe kanë shkatërruar miliona jetë njerëzish.
Presidenti i ri amerikan, Joe Biden, ka treguar se është i gatshëm t’i heqë sanksionet dhe t’i rikthehet marrëveshjes bërthamore nëse Irani pranon të ndryshojë disa pika të saj.
“Ia them qartë komunitetit global, sidomos vendeve nënshkruese, qofshin 4+1 apo 5+1 në të ardhmen: nuk ka për të pasur asnjë ndryshim dhe asnjë shtesë. Marrëveshjen nuk e arritëm lehtë. Po të duan ta pranojnë; nëse jo, të shohin jetën,” deklaroi presidenti Hasan Ruhani nga Irani.
Kurti flet për dërgimin e FSK në Gaza, e krahason situatën m...
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Albin Kurti tregon se çfarë bisedoi mbrëmë me Rifat Jasharin...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...