Manchester City ka fituar sonte me rezultat 0-2 si mysafirë i Burnleyt në Premier Ligë. Kjo fitore e lë Cityn në vendin e parë me 47 pikë, 3 më shumë se Manchester United në vendin e dytë. Jesus dhe Sterling ishin golashënuesit për Cityn
Manchester City ka shënuar fitoren e radhës në Premier Ligë kundër Burnley për të vazhduar që të jetë në vendin e parë në Premier Ligë.
Djemtë e Guardiolës sonte e kanë mundur skuadrën e Burnleyt në shtëpinë e tyre në Turf Moor.
Pjesa e parë filloi shumë mirë për City ku ata shënuan gol që në minutën e tretë të ndeshjes.
Ishte një divijim i skuadrës së Burnley të cilin e shfrytëzoi mirë Gabriel Jesus për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje.
Edhe goli i dytë i ndeshjes u shënua në pjesën e parë.
Ai erdhi pas një bashkëpunimi Gundogan dhe Sterling ku shënoi ky i dyti në minutën e 38-të.
Në pjesën e dytë Manchester City prapë e kontrollonte ndeshjen.
Madje ata arritën ta shënojnë edhe një gol me anë të Mahrez por pas shikimin në VAR u pa që algjeriani ishte në pozitë jashtëloje.
Pavarësisht rasteve, gola nuk pati më në këtë ndeshje kurse City shënon fitoren e radhës duke u renditur kështu në vendin e parë në Premier Ligë.
Tani City ka 47 pikë kurse Burnley ende mbetet në pjesën e fundme të tabelës pasi që nga 21 ndsehje ka 22 pikë dhe është në vendin e 16. /GazetaExpress/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...