Marseille ka nënshkruar me Olivier Ntcham, 24-vjeçar, si huazim nga Celtic deri në fund të sezonës, pak para se të mbyllej afati kalimtar i dimrit, por Villas-Boas tha që nuk ishte në favor të kësaj marrëveshje dhe nuk dinte asgjë për të.
“Nuk dua asgjë nga Olympic Marseille, nuk dua para. Vetëm dua të largohen,” tha Villas-Boas në një konferencë për shtyp të martën.
“Afati kalimtar u mbyll me ardhjen e një lojtari të ri në ditën e fundit. Nuk ishte një vendim i marrë nga unë. Nuk kam të bëj asgjë me këtë vendim” tha ai, transmeton AFP.
“E kuptova këtë mëngjes kur u zgjova dhe shikova shtypin. Në mënyre specifike i kisha thënë jo atij lojtari dhe ai nuk ishte kurrë në listat e synimeve tona.
“Për shkak të kësaj unë e kam dorëzuar dorëheqjen time në bord.”
Villas-Boas, trajneri i mëparshëm i Portos, Chelsea dhe Tottenham, tashmë kishte thënë javën e kaluar që do të largohej kur kontrata të përfundonte në fund të sezonës./arbresh.info/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...