Këtë të enjte është bërë asfaltimi i rrugës në Prelez të Jerlive. Moti i mirë që po mbretëron gjatë këtyre ditëve po shfrytëzohet edhe për të kryer shumë projekte infrastrukturore që po realizohen në Komunën e Ferizajt.
Për të parë nga afër punimet e asfaltimit të rrugës në Prelez të Jerlive, doli edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtorët e tij. Ai theksoi se kjo rrugë ka rëndësi shumë të madhe për banorët e këtij fshati.
“Është një arterie shumë e mirë, sepse ka dy dalje për në magjistralen Prishtinë-Shkup, dhe lidhet shumë mirë edhe me pjesën e qytetit. Është pra asfaltimi i unazës së brendshme të fshatit Prelez i Jerlive, nevojë kjo e kamotshme për banorët e këtij fshati”, ka thënë Svarqa.
Edhe banorët e fshatit e kanë vlerësuar tejet lart realizimin e këtij projekti jetik për ta. Ata thënë se një gjë e tillë është dashur të bëhet qysh me parë.
Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 80 mijë euro, ndërkaq gjatësia e kësaj rruge është mbi një kilometër e gjysme.
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...