Simptomat e qarta të ftohjes siç janë ndjenja e rraskapitjes, dhembjet e fytit dhe rrjedhja e hundëve shoqërohen me mungesën e shijes së ushqimit
Madje 80 për qind e shijes të cilën mund të ndiejmë nga ushqimi vjen nga ajo që mund të nuhasim. Kjo është arsyeja kryesore përse ushqimi nuk duket pa shije kur jemi të ftohur, transmeton telegrafi.
Shumë viruse mund ta shkaktojnë ftohjen, e cila çon në humbje të aromës, dhe ndonjë prej këtyre viruseve shkakton ftohje – direkt rreth nervit në mukozën e hundës ose brenda vetë nervit.
Kur nervi është i rrethuar me molekula inflamatore, ai nuk mund të funksionojë në mënyrën e duhur dhe kjo është arsyeja e humbjes së aromës.
Për t’u kënaqur sa më shumë me ushqimin i cili për shkak të humbjes së ndjenjës së aromës ka humbur shijen, zgjidhni artikujt me teksturë kërcëlluese.
Fatmirësisht, shija e ushqimit do të duhet të kthehet kur ftohja të ketë kaluar.
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...