Sot janë bërë 24 vjet nga rënia e tre dëshmorëve kombëtar, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Ishte 31 janar i vitit 1997 kur ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan arbresh.info.
Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.
Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta.
Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë.
Për nder të përvjetorit të rënies së tyre, kryeministri në largim, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme do të vendos kurora lulesh te shtatorja e tij.(Shtatorja e Zahir Pajazitit, Prishtinë)./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron