Autoritetet japoneze kanë filluar të shqyrtojnë mundësinë e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe për një muaj në Tokio.
Vendimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në 11 prefekturat e Japonisë, do të merret javë e ardhshme, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të jetë e pashmangshme në tetë nga 11 prefekturat, përfshirë Tokion.
Gjendja e jashtëzakonshme u prezantua për herë të parë në Tokio dhe tre prefektura afër në 7 Janar dhe gjashtë ditë më vonë u shtri në shtatë prefektura të tjera.
Në këto prefektura qytetarëve u është bërë thirrje që të mos dalin pa nevojë, dhe pronarëve të kafeneve dhe restauranteve u është bërë thirrje që të shkurtojnë orarin e punës.
Burimet pranë kryeministrisë bëjnë të ditur se gjendja e jashtëzakonshme mund të mbetet në fuqi për tre javët e ardhshme deri në një muaj./arbresh.info/
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...