Trajneri i Paris Saint-Germainit, Maurichio Pochettino i ka bërë me dije qendërmbrojtësit te Real Madridit, Sergio Ramos se e ka derën hapur nëse është i gatshëm t’i bashkohet ekipit francez. Pochettino ka thënë se Ramosi te PSG-ja, do të mund të fitonte edhe shumë trofe tjerë në karrierë, përfshirë edhe atë të Ligës së Kampionëve.
Ramosi ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet te Real Madridi pasi ka refuzuar ofertën për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni. Në anën tjetër, thuhet se drejtuesit e PSG-së tashmë kanë kontaktuar spanjollin duke i ofruar kontratë trevjeçare me një pagë prej 15 milionë eurosh në vit.
“Këtu, Ramosi do të gjente një klub që synon vetëm fitore dhe trofe. PSG-ja, është një prej ekipeve më të mëdha në botë dhe Ramosi do të përshtatej shumë mirë. Ai do të ishte një përforcim i madh dhe do të na ndihmonte për të fituar trofe”, është shprehur Pochettino.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”