Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka organizuar sot një panel diskutues me temë “Raporti i Progresit për Kosovën: Cila do të ishte përgjigja më e arsyeshme?” Nga ky diskutim Raporti i Progresit i cili u publikua ditë më parë u cilësua si mjaft kritik për këtë vit, transmeton arbresh.info.
Organizatori i këtij paneli Fisnik Korenica nga GSJP tha së Raporti i Progresit për këtë vit është shumë më kritik se viteve tjera.
“Siç e keni vërejtur edhe ju raporti për këtë vit për Kosovën , si çdo vit tjetër hyn në pakon e strategjisë së zgjerimit, ka një format relativisht të ndryshëm dhe adreson reforma më shumë të bazuara nga lista kryesore të prioriteteve që ka Kosova. Në vlerësimin tonë të përgjithshëm ne konsiderojmë se raporti i progresit për këtë vit është relativisht kritik ndoshta shumë më kritik se viteve tjera”, tha Korenica.
Ndërsa Agron Bajrami nga Koha Ditore, tha së është hera e parë që Raporti i Progresit bëhet me një metodologji të re dhe ajo që e dallon nga të tjerët sipas Bajramit është gjuha e përdorur.
“Ky është një raport që është shkruar nga Bashkimi Evropian, pra tregon situatën në kontekstin e zgjerimit. Nga ky raport në shumicën e sferave konstatohet së Kosova është në fazën e hershme dhe kemi të bëjmë me një raport mjaft kritik për vendin”, tha ai.
Përfaqësuesi nga zyra e BE-së në Kosovë, Tomas Gnocchi tha se shpreson se kjo metodologji të përdoret nga Qeveria e Kosovës por edhe nga Shoqëria Civile.
Ai më tej tha se fushat të cilat ne nuk kemi parë rezultate konkrete ka qenë fusha kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes dhe medieve.
Nga ana tjetër Ramadan Ilazi, zv. Ministër i Integrimeve Evropiane, gjatë këtij debati ka folur për anën pozitive të raportit duke thënë së ky dokument ka shërbyer dhe vazhdon të shërbej shumë për Kosovën.

E për Agron Demin nga Instituti GAP Raporti i Progresit nuk ishte ndonjë befasi për të, pasi që sipas tij ishte ajo çfarë kemi pritë. Ai thotë së nuk kishte ndonjë përparim.
“Këtë vit nuk është që jemi befasua nga publikimi i Raportit të Progresit, është diçka që e kemi pritur. Por pozitive është që këtë vit po merret më me seriozitet trajtimi i këtij raporti”, tha Demi./Arbresh.info.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...