16 ditë pasi bëri vaksinën, mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, i cili ishte ndër të parët që mori dozën e Phizer, u konfirmua pozitiv me koronavirus.
Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Erida Nelaj tregoi se Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa sqaroi se vetëm një javë pas dozës së dytë mund të jemi të sigurt dhe të mbrojtur.
“Është mirë, me shenja të lehta, edhe vaksinimi mund ta ketë favorizuar që ta kalojë me shenja të lehta. Nuk e ka nga vaksina, çdo kush që rezulton pozitiv pas vaksinimit, rezulton pozitiv pasi infektohet. Mbrojtja pas dozës së parë fillon pas dy javësh, ku kemi krijimin e antitrupave. Mbrojtja më e mirë është me dy doza, dhe rreth 1 javë pas dozës së dytë mund të jemi të sigurt për individët që krijojnë antitrupa, në mënyrë që të kemi një mbrojtje shumë më të mirë. Kush vaksinohet me dozën e parë, duhet të presë dozën e dytë.”
Nelaj shtoi se deri më tani janë vaksinuar rreth 600 mjekë dhe infermierë.
“Dozat e dyta të tyre fillojnë nga data 2 shkurt.”
Po ashtu, ajo ka treguar se kur pritet të mbërrijnë dozat e tjera të vaksinës.
“Shpresojmë që në shkurt të vijë pjesa e dytë që kompania Phizer ka premtuar. Në shkurt hapet dhe dritarja për vendet e COVAX për vaksinën e Phizer. Po përgatiten me logjistikë dhe trajnime dy pika të tjera, ajo e Shkodrës dhe e Vlorës. Me të mbaruar në këto pika me personelin kryesor të vijës së parë, pastaj do të fillojmë shtrirjen në popullatë.”/vizion plus
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona