Një farmaci është grabitur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba” në kryeqytet, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorit. Në akset aty pranë janë ngritur pika të shumta kontrolli.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.
Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit./TCH
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...