Conor McGregor është pezulluar nga ana mjekësore për gjashtë muaj, pas humbjes nga Dustin Poirier në ‘UFC 257’.
Ish-kampioni i dyfishtë i UFC-së pësoi nokaut në raundin e dytë, në duelin e zhvilluar të shtunën në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
32-vjeçari dëshiron që ta zhvillojë rimeçin e trilogjisë ndaj amerikanit, ndërsa kjo humbje ia ka zbehur gjasat për një duel fitimprurës ndaj rivalit të madh, Khabib Nurmagomedov.
Po ashtu, i ka shtyrë gjasat e tij e për ta rikthyer titullin e peshave të lehta, përkundër se irlandezi është zotuar se do të rikthehet sa më shpejt që është e mundur.
Porse, McGregor duhet te presë akoma më gjate sesa ka shpresuar që të kthehet në tetëkëndësh. MMA.tv ka konfirmuar për MixedMartialArts se ‘The Notorious’ është suspenduar për gjashtë muaj nga ana mjekësore.
Kjo do të thotë se nëse nuk merr lejë nga një mjek, ai nuk mund të zhvillojë asnjë meç deri në muajin korrik.
McGregor mund të kthehet pas 45 ditësh në rast se rëntgeni në këmbën e djathtë tregon rezultate të shërimit. Ndërkaq, nuk ka të drejtë të zhvillojë as stërvitje kontakti për një muaj. /Telegrafi/
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...