Izraeli njoftoi hapjen e një ambasade në Emiratet e Bashkuara Arabe, katër muaj pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me këtë monarki arabe të Gjirit.
“Ambasada e Izraelit në Abu Dhabi u hap zyrtarisht sot me mbërritjen e përfaqësuesit të misionit, Eitan Na’eh”, theksoi ministria izraelite e Punëve të Jashtme në një komunikatë duke shtuar se delegacioni izraelit do të punojë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve.
“Ambasada izraelite, e cila aktualisht është e vendosur në “zyra të përkohshme”, do të promovojë “spektrin e plotë” të marrëdhënieve midis dy vendeve”, theksuan autoritetet izraelite.
“Hapja e këtij misioni do të lejojë (…) zhvillimin e plotë dhe të shpejtë të të gjithë potencialit të marrëdhënieve tona”, përshëndeti në një deklaratë shefi i diplomacisë izraelite, Gabi Ashkenazi.
Izraeli ka njoftuar këto muajt e fundit marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me katër vende arabe si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini por gjithashtu Sudani dhe Maroku, nën drejtimin e SHBA-së./ATSh/
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...