Kohët e fundit Liverpool është fokusuar në rinovimin me senatorët e skuadrës. Vëmendjen më të madhe e kanë marrë Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk.
Kontratat e dy yjeve të “The Reds” mbarojnë në verën e vitit 2023 dhe drejtuesit kërkojnë rinovimin e tyre.
Sipas raportimit “Eurosport”, fokusin më të madh e ka qendërmbrojtësi holandez.
Liverpool kërkon ta blindojë lojtarin në “Anfield” me një kontratë afatgjatë, edhe pse kjo aktualja ka ende dhe dy vite të tjera.
Kujtojmë që Van Dijk vazhdon të jetë i dëmtuar në gju dhe me shumë mundësi ai do të rikthehet në fund të sezonit.
Nga ana tjetër sulmuesi egjiptian edhe mund të largohet nga kampionët e Premier League.
Për Salah ka pasur një interesim nga ana e Real Madrid dhe ndoshta kjo është arsyeja se pse drejtuesit janë stepur paksa nga rinovimi i kontratës së “Faraonit”./Arbresh.info/
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...