Policia ruse po arreston protestuesit të cilët kërkojnë lirimin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në demonstratat në lindje të vendit, kurse tubime më të mëdha priten sot më vonë në Moskë dhe qytete të tjera të mëdh.
Navalny, kundërshtari më i madh i presidentit Vladimir Putin, u arrestua më 17 janar pas mbërritjes në Moskë nga Gjermania, ku kishte kaluar pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim i rëndë me agjent nervor për të cilën fajësoi Kremlinin.
Organizata OVD-Info që monitoron arrestimet politike tha se të paktën 48 persona u arrestuan në qytetet Vladivostok dhe Khabarovsk. Organizatorët në Vladivostok thanë se në protesta ishin rreth 3.000 njerëz.
Pjesëmarrja pritet të jetë shumë më e madhe në protestën e pasdites të planifikuar në Moskë, për të cilën kryebashkiaku i qytetit dhe autoritetet e tjera i kanë paralajmëruar njerëzit të mos marrin pjesë.
Policia e Moskës arrestoi të enjten tre bashkëpunëtorë të lartë të Navalny-t, dy prej të cilëve iu caktua masa e paraburgimit prej nëntë, përkatësisht dhjetë ditësh./AA/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...