Prokuroria Themelore e Ferizajt e ka ndaluar kaçanikasin, J.B., i cili dyshohet për vjedhje të rëndë.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se sot me datë 22 janar, 2021, rreth orës 14:20, me urdhër të prokurorit, ka lëshuar vendim për ndalim, ndaj të dyshuarit J.B, nga Kaçaniku- i dyshuar për disa vepra penale të Vjedhjes së rëndë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Prokuroria i është përgjigjur raportimit të disa mediave se i dyshuari ishte liruar dy ditë më herët, duke thënë si arsye planin operativ hetimor nga organet e vdekjes.
“Vlen të ceket se personi në fjalë, me datë 20 janar, 2021, është liruar nga ndalimi për faktin se është bërë një plan operativ hetimor nga ana e organeve të ndjekjes”.
“Sa i përket shkrimeve në media të ndryshme se i pandehuri është liruar, kjo ka ndodhur për shkak të arsyeve të lartcekura”./arbresh.info/
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...