Polonia dha licenca për pesë mjekë bjellorusë dhe ukrainas me një procedurë të re të thjeshtuar, ndërsa vendi përballet me një mungesë të personelit mjekësor gjatë pandemisë.
Licencat u dhanë në përputhje me një ligj të miratuar në fund të vitit 2020 që thjeshtoi procedurat për miratimin e mjekëve jashtë Bashkimit Europian.
Ligji i ri është mjaft i diskutueshëm, me disa shoqata mjekësore që shqetësohen se procedura e thjeshtuar nuk do të kontrollojë mjaftueshëm aftësitë profesionale dhe gjuhësore të mjekëve.
Megjithatë, ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski tha në një konferencë për shtyp se procedurat e reja ofrojnë “një garanci të njohurive dhe arsimimit të mjekëve”.
”Disa dhjetëra lëvizje shtesë nga mjekë jo nga vendet e BE-së janë në vëmendjen e ministrisë”, tha Niedzielski./ATSh/
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...
Qeveria nesër mban mbledhje