Qeveria e Kosovës sot (datë 21.01.2021) ka aprovuar vendime të rëndësishme në kuadër të Programit për Rimëkëmbje për vitin 2021.
Ministri në detyrë i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se përfitues të këtij vendimi janë edhe pensionistët dhe ata në asistencë sociale.
Sipas tij nga marsi, do të ketë rritje për të pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.
Ky është njoftimi i tij:
Të nderuar qytetarë, pensionistë, përfitues të asistencës sociale
Sapo miratuam vendimin për dyfishimin e asistencës sociale për të gjithë përfituesit e asiatencës sociale për muajt janar, shkurt dhe mars.
Gjithashtu për muajt janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.
Kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë nuk do i lihen mëshirës por me përkushtim dhe angazhim do të punoj pareshtur për të përmbushur obligimin tonë në shërbim të qytetarëve.
Qeveria e Kosovës ndanë shtesa për zyrtarët policorë dhe personelin shëndetësorë
Hykmete Bajrami publikon disa prej profileve false që e sulm...
Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipë...
Prapaskena të çmendura: Fede Valverde humbi kujtesën, lojtar...
Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës:...
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmo...
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...