Këngëtarja e njohur amerikane, Rihanna, është ndër më të komentuarat në mbarë botën.
Duke pasur vëmendjen masive, ajo mundohet që të mbajë të informuar fansat në rrjete sociale, shkruan portali arbresh.info
32 vjeçarja u fotografua rrugëve të New York-ut e cila kishte dalë për darkë.
Rihanna i ishte përshtatur kohës së ftohtë në qytet me veshjen plot stil. Ajo kishte zgjedhur një bluzë të hapur ku kishte ekspozuar gjoksin teksa vuri në pah reçipetat rrjet. Bluzën e kishte kombinuar me një xhaketë lëkure material gjarpëri dhe një pallto të gjatë.
Rihanna kishte vendosur edhe bizhuteri, unaza dhe një zingjir rreth qafës. Flokët i kishte kapur në pjesën e pasme të kokës, në kokë mbante një kapele sportive.
Të gjithë veshjen e përshtati me xhinse dhe një palë take ngjyrë të bardhë.

Pozat provokuese të saj u komentuan padyshim nga ndjekësit, të cilët u mahnitën nga tipare e bujshme.
Përpos paraqitjeve, për Rihannan është duke u diskutuar në faqet rozë edhe për një lidhje të mundshme me ASAP Rocky. / arbresh.info/
Vetëvendosje kërkon nga Osmani t’ia emërojë anëtarin e tretë...
Talenti shqiptar, Brajan Gruda: Gjithmonë krenar që luaj për...
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...