Drejtoria rajonale e Policisë së Gjakovë, ka intensifikuar ndërmarrjen e masave policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale si dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale.
Fokus të veçantë ka marrë organizimi i punës policore për zbardhjen e veprave kriminale të grabitjes, identifikimin si edhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në veprat e tilla penale.
Progresi i hetimit policor për këto raste ka rezultuar me ndërmarrjen operacioneve të bastisjes dhe në këtë rast policia ka arrestuar dy të dyshuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata në grup kanë vepruar në rastin e grabitjes së armatosur e ndodhur më 17.01.2021 rreth orës 05:30 të mengjesit, ku dy (2) të dyshuar të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur punëtorin në një pikë karburantesh në fshatin Shishman dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.
Të dyshuarit menjëherë pas grabitjes, në një fshat afër Gjakovës kishin tentuar t’i digjnin rrobat të cilat i kishin pasur veshur në momentin e kryerjes së veprës me qëllim zhdukjen e provave.
Pas një pune intensive, hetuesit e Stacionit policor në Gjakovë kanë arritur që të identifikonin kryerësit e mundshëm të këtij rasti, ndërsa sot më 20.01.2021 të dyshuarit janë arrestuar.
Të arrestuar për rastin e grabitjes janë:
1. F.Z. dl. 13.09.1994 dhe
2. S.A.dl. 29.09.1992
Të dyshuarit pas arrestimit janë shoqëruar për në Stacionin policor të Gjakovës, ku gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës kanë pranuar kryerjen e veprës penale. Ata me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërkohë që hetimet për lidhshmërinë e tyre me ndonjë vepër tjetër penale po vazhdojnë nga Sektori i hetimeve të Stacionit policor Gjakovë.
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...