Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit Trimor Lalinovci.
“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 09.11.2020, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Të akuzuarit për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimin më burgim të përjetshëm i është zëvendësuar më atë prej 30 vjet burgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Gjykata e Apelit shqyrtoi rrethanat lehtësuese dhe renduese të cilat i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë, dhe vlerësoi se në rastin konkret, dënimi më burgim të përjetshëm, është dënim i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuese, si pranimi i fajësisë, mosha e re e të akuzuarit si dhe keqardhja e shprehur nga ana e tij, e të cilat rrethana parashihen në nenin 70 paragrafi 3, pika 3.6, 3.10, dhe 3.11 të KPRK-së.
Nisur nga këto Gjykata vlerësoi se edhe më këtë sanksion penal, mund të arrihet qëllimi i dënimit, i përcaktuar me ligj.
Trimor Lalinovci akuzohet për vrasjen e Shkodran Bytyçit në dhjetor të vitit 2019.
Gjykata kishte konstatuar se i akuzuari me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishte privuar nga jeta shokun e tij, Shkodran Bytyqin.
Bytyqi ishte vrarë më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë, e më pas i dyshuari kishte marrë trupin e viktimës dhe e kishte dërguar në fshatin Kishnapole të Gjilanit.
Trimor Lalinovci dyshohet se ishte kthyer përsëri në këtë fshat dhe ia kishte vënë zjarrin kufomës së Bytyqit.
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë