Kanë qenë fatale 2 javët e para të 2021 në rrugët e vendit pasi 12 persona kanë humbur jetën nga aksidente rrugore. Shpejtësia, parakalimet e gabuara dhe alkooli, mbeten shkaqet kryesore të tyre.
Nga më të rëndat ishte data 3 janar ku ka pasur 4 aksidente të ndryshme dhe kanë humbur jetën 4 qytetarë në Përmet, Lezhë, Vlorë dhe Elbasan. I rëndë ishte bilanci edhe i aksidentit në Rrugën e Kombit, ku u shua familja Avdijaj nga Kosova. Edhe në këtë rast ishte një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e lartë që shkaktoi përplasjen mes automjetit të tyre me një kamion.
Më shumë se 40 persona janë lënduar nga përplasjet e makinave. Në ditët e para të këtij viti, aksidente të rënda janë shënuar edhe në kryeqytet. Teksa jemi në ditët e para të vitit 2021, janë rreth 140 aksidente në të gjithë vendin, raporton lapsi.al
Edhe viti që lamë pas shënoi një bilanc lufte sa u përket aksidenteve. Sipas asaj që raporton tvklan.al në 2020 humbën jetën 159 persona, nga më shumë se 6200 aksidente të ndodhura, ndërsa 850 të tjerë mbetën të plagosur.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri