Autoritetet ruse e kanë arrestuar kritikun e shquar të qeverisë ruse, Alexei Navalny, me të arritur në Moskë nga Gjermania ku po trajtohej për shkak të helmimit që i është bërë.
Ky arrestim ka nxitur reagime nga zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, transmeton Klan Kosova.
Këshilltari i ardhshëm amerikan i sigurisë kombëtare në Administratën e Joe Biden, Jake Sullivan, ka reaguar në Twitter duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny.
“Navalny duhet të lirohet menjëherë dhe autorët e sulmit të egër mbi jetën e tij duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Gjithashtu edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny.
Michel ka thënë se do t’i kërkojë BE-së që me shpejtësi të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë