Ka kohë deri nesër në mbrëmje, në orën 20:45, kur do të startojë supersfida e Serie A, Inter-Juventus, në “San Siro”.
Megjithatë, “Gazzetta dello Sport” ka bërë prognozën e saj qysh sot, sa iu përket formacioneve me të cilat pritet ta startojnë lojën Antonio Conte dhe Andrea Pirlo.
Kuptohet, do të luajnë më të mirët, ata që janë më në formë për momentin, sepse ky duel do të thotë shumë për titullin.
Sidomos për Juventusin, që i ka zikaltrit, por edhe Milanin përpara në renditje.
Një humbje e bardhezinjve do ta bënte jashtëzakonisht “malore” rrugën për ta mbrojtur kurorën e kampionit, që e fiton prej 9 sezonesh radhqazi. Në videon e mëposhtme, prestigjiozja italiane tregon cilët emra dhe me çfarë rreshtimi do të dalin në fushë dy skuadrat e njohura italiane, në një nga derbet më të nxehta të viteve të fundit.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...