Trjaneri Driton Kuka ka udhëhequr Kosovën në Judo edhe një herë tjetër duke arritur suksese të mëdha në World Judo Masters.
Ekipi Kosovar i xhudos ka qenë pjesëmarrës në garën e madhe Masters që u mbajtë në Doha të Qatarit.
Aty Kosova është përfaqësuar nga Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka. Ku nga këta 5 garues, 4 prej tyre morën medalje, ndërsa Akil Gjakova në vendin e 7-të.
Një ditë përpara rikthimit në Kosovë, Driton Kuka, ka publikuar një postim në rrjetin e tij social Facebook, duke lavdëruar Disin, Majlindës, Norën, Lorianën e Akilin.
“Aq shumë kam në kokën time për të folur për garën World Judo Masters për nivelin e garës dhe medaljet e fituara e ku në plasmanin e përgjithshëm me 4 medalje e një plasman si shtet jemi edhe para Superfuqive si Rusia e Brazili që morën pjesë me ekipe me më se 30 garues”, shkroi ai në postim.
Ai thotë se në ditët në vijim do ta ndajë përformancën e secilit veç e veç me të gjithë.
“Kosova mbi të gjitha”, shkroi në fund Kuka.
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...