Kosova pati një javë të mrekullueshme në Doha.
Skuadra olimpike e Xhudos kosovare arriti sukses të madh në “Masters-in” e fundit duke rrëmbyer 4 medalje.
Më së shumti shkëlqeu Distria Krasniqi që fitoi medaljen e artë, por keq nuk e lanë as Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka që fituan medalje të bronzta.
Në nivelin e duhur nuk ishte Akil Gjakova, por edhe ai arriti të renditej i shtati në kategorinë e tij.
Kosova tashmë në IJF (International Judo Federation) renditet e gjashta nga 69 shtetet e pranuara, duke lënë mbrapa ndër të tjera edhe Rusinë e Serbinë.
Franca, Korea e Jugut, Japonia, Gjeorgjia dhe Holanda janë pesë shtetet e vetme që janë mbi Kosovën në renditje./Arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë