Donald Trump gjatë fjalimit përmes Fox News, ka kritikuar sulmin që kanë bërë mediat sociale ndaj tij, duke i quajtur “sulm ndaj fjalës së lirë”.
Tëitter, YouTube dhe Facebook kanë mbyllur llogatirë e Donald Trump, menjëherë pas protestave masive në Kongres, transmeton portal arbresh.info
“Këto janë kohë të tensionuara dhe të vështira. Përpjekjet për të censuruar, anuluar dhe renditur në listën e zezë të bashkëqytetarëve tanë janë të gabuara. “Dhe ato janë të rrezikshme. Ajo që duhet tani është që ne të dëgjojmë njëri-tjetrin. Të mos heshtim njëri-tjetrin”, tha Trump, citon BBC.
Me një ton të zymtë duke iu drejtuar “shokëve të tij amerikanë”, Presidenti Trump thotë se ai “pa mëdyshje” dënon dhunën në Kongres.
“Asnjë mbështetës i imi i vërtetë nuk mund të mbështesë kurrë dhunën politike. Asnjë mbështetës i imi nuk mund të mos respektojë kurrë zbatimin e ligjit ose flamurin tonë të madh Amerikan,” tha ai. “Nëse bëni ndonjë nga këto gjëra nuk po e mbështesni lëvizjen tonë, ju po e sulmoni atë dhe po sulmoni vendin tonë. Ne nuk mund ta tolerojmë atë”, tha ai.
“Sot po u bëj thirrje të gjithë amerikanëve që të kapërcejnë pasionet e momentit dhe të bashkohen së bashku si një popull amerikan,” tha ai. “Zoti ju bekoftë, dhe Zoti e bekoftë Amerikën”. /arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...