Pothuajse 25 vjet nga sezoni i tyre me dy trofe, La Ligën dhe Kupën e Mbretit, Atletico Madrid përsëri është shpallur kampione e dimrit.
Hera e fundit që Atletico e arriti këtë ishte në vitin 1996, kur fitoi kampionatin dhe Kupën.
Nuk është rastësi që Atletico është aty ku është dhe disa faktorë kanë kontribuar në këtë.
“Marca” ka zbuluar 8 arsyet pse Atletico Madrid mund të fitojë trofeun e La Liga-s këtë edicion.
Me vetëm gjashtë gola të pësuar në 16 ndeshje dhe 11 herë portën e paprekur, Atletico ka statistikat më të mira në top pesë ligat evropiane.
Fuqia e skuadrës
Është skuadër jo e fokusuar në individ, por në grupin e lojtarëve. Të gjithë lojtarët që hyjnë si zëvendësues arrijnë të tregojnë formën e duhur.
Taktikat e ndryshme
Simeone ka zhvilluar formacione të ndryshme me të cilët është përshtatur skuadra, si formacionet prej 4-4-2 në 3-5-2 dhe 3-4-2-1.
Të pandalshëm në sulm
Atletico ka shënuar 31 gola në 16 ndeshjet e fundit në vetëm 68 gjuajtje, që nënkupton se statistikat në për qind janë 45, e cila është më e larta në këtë sezon.
Faktori Luis Suarez
Uruguaiani që u largua falas nga Barcelona, ka qenë i pandalshëm këtë edicion duke shënuar nëntë gola.
Rikthimi i lojtarëve në formën e duhur
Thomas Lemar, Mario Hermoso, Hector Herrera dhe Yannick Carrasco janë lojtarët që ishin të humbur në vitet e fundit, por këtë edicion janë në top formë.
Rekordi në shtëpi
Atletico ka humbur vetëm dy pikë në shtëpi ndaj Villarreal dhe janë të pamposhtur në “Wanda Metripolitano” që nga 1 dhjetori 2019.
Shpirti i skuadrës
Faktori përfundimtar është se lojtarët kanë formuar lidhje shumë të fortë që iu ndihmon të jenë shumë më bashkëpunues.
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë n...
Shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës sjell dy derbi
50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan – nder bre...
Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL UÇK i gëzohet lajmit