Sot gjatë ditës është grabitur Banka Ekonomike në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë .Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira