Në Shqipëri ka nisur procesi mësimor, ku nxënësit janë kthyer pas pushimeve më të gjata dimërore.
Shkak për këtë është bërë pandemia, ndërkohë që në shkolla do të respektohen rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik për distancimin fizik.
Por, procesi mësimor për vitin 2021 duket se nuk ka nisur edhe aq mirë.
Nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Europa” në Elbasan, kanë bojkotuar mësimin. Shkak për këtë është bërë mungesa e ngrohjes në ambientet e institucionit.
Prindërit dhe nxënësit kanë dalë me pankarta në duar, teksa kërkojnë zgjidhje për këtë problem.
“Kam shumë ftohtë. Nuk shkruaj dot. Vij nga shtëpia me xhup, me shall, me dorashka dhe nuk shkruaj dot. Pavarësisht se s’ka bërë shumë ftohtë deri tani, do të bëjë. Kemi kaluar 5-6 vite pa ngrohje. Duam ngrohje dhe kjo është thirrja kryesore”, shprehet njëra prej nxënësve.
Sipas tyre shkolla ka thuajse 3 vite që nga koha kur kaldajat kanë dalë jashtë përdorimit dhe pavarësisht thirrjeve të tyre, Bashkia e Elbasanit nuk ka marrë masa./oranews
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren