Panairi i 18-të i librit “Tirana 2015”, organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, që do të zhvillohet nga data 11 deri më 15 nëntor në Pallatin e Kongreseve, është një ndër aktivitetet më të mëdha për librin, i cili shënon edhe rezultate në rritje nga viti në vit, duke siguruar kështu vijimësinë e Panairit të Librit të Tiranës dhe përkrahjen e gjerë të tij.
I cilësuar si ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë, këtë vit në temën “E ardhmja e librit digjital në Shqipëri”, gjatë 5 ditëve do të organizohen aktivitete të shumta, si panele, workshope, dy aktivitete për librin dixhital, një konferencë, një workshop praktik për prodhimin e librit apo dizajnit të librit të digjitalizuar etj.
Ja programi i plotë i aktiviteteve:
E mërkurë 11/11/2015
11:00 Ceremonia e hapjes së Panairit të 18 të Librit “Tirana 2015” – salla ovale.
13:00-14:00 “Shpërngulja e të vdekurve”, autor Kim Mehmeti, Sh. B. Saras – salla ovale.
17:00-18:00 “Mërzia” dhe “Konformisti”, autor Alberto Moravia, me praninë e studiuesit italian prof. Angelo Fàvaro – stenda e Sh. B. Toena.
18:00-20:00 “Friderich Hayek: liberalizmi përballë etatizmit?”, autor Adrian Civici – stenda e UET Press.
18:00-20:00 “Edhe një shqip. 31 intervista”, autore Rudina Xhunga – stenda e UET Press.
E Enjte 12/11/2015
11:00-12:00: “Editoria shqiptare, libri digjital dhe self publishing. A po i ndryshon teknologjia e web-it (edhe) botimet tona?” – Konferencë e organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare – salla ovale.
Referojnë, Bujar Hudhri – E ardhmja e librit në botimet shqiptare, a jemi të vonuar për e-book-un?, Artan Fuga – Shkrimi në web, përparësi dhe kufizime, Mariana Ymeri – Libër letër apo digjital: mjafton të lexohet (rezultate të një anketimi)., Agim Baçi – Nga optika e një lexuesi: ebook-u dh Anxhela Lepuri – E ardhmja e librit janë të rinjtë.
12:30-14:00 Workshop: “Realizimi i një libri digjital: njohuri të thjeshta”. Organizator Shoqata e Botuesve Shqiptarë – salla ovale. Migel Xhavara – Formatet dhe teknologjitë e e-book. Gejsi Tafa – Aplikacione të tjera që ndihmojnë self publishing edhe në Shqipëri.
11:00 “Gotat e kristalit”, autore Zharina Sinani – stenda e Sh. B. Toena.
12:00 Francesco Altimari prezanton librin “Ura e Arbërit” – stenda e Institutit Italian të Kulturës.
12:00 “Dhe zemra ime e tejdukshme”, e pranishme autorja Veronique Ovaldé – stenda e Sh. B. Toena.
13:00 “Shpirti im në arsim”, autore Lumturi Vladi – stenda e Sh. B. Toena.
17:00-18:00 Prezantime të Botimeve Françeskane, Botimet Françeskane – salla ovale.
Në panel: Ardian Ndreca, Matteo Mandala, Françesko Altimari, Persida Asllani, Italo Sarro dhe Atë Viktor Demaj
Prezantimi i numrit të ri monografik të revistës Hylli i Dritës (1-2, 2015), kushtuar botës arbëreshe. Prezantim i librit të Italo Sarros, Kontribut për historinë kishtare të Shqipërisë së Epërme shek. XVII-XIX, Botimet Françeskane, Shkodër, 2015. Prezantime tëKuvendit II (1871) dhe Kuvendit III (1895) të Arbrit, Botimet Françeskane, Shkodër 2015. Prezantim i projekteve të afërme për botim.
16:00 “Dikush si ti”, autore Sarah Dessen – stenda e Sh. B. Toena.
17:00 “Mbrojtja e minoriteteve dhe trajtimi i tyre në Shqipëri”, autore Jonlinda Hada – stenda e Sh. B. Toena.
18:00-19:00 “Migrimi i varfërisë”, autor Kosta Barjaba, Akademia e Shkencave të Shqipërisë – salla ovale.
18:00-20:00 “Edhe një herë për shansin gjerman. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë 1944-1987. Reparacionet e luftës”, autor Shpëtim Çaushi – stenda e UET Press.
18:00-20:00 “Romani postmodern shqiptar”, autor Adil Olluri – stenda e UET Press.
18:00 “Të gjallë dhe të vdekur”, autor Ilirian Zhupa – stenda e Sh. B. Toena.
19:00-20:00 “Çamëria, vështrim historik dhe etno-kulturor”, autorë Pëllumb Xhufi, Hajredin Isufi, Bashkim Kuçuku, Dorian Koçi, Instituti i Studimeve për Çamërinë – salla ovale.
E Premte 13/11/2015
10:00 “Mbi kuaj ëndrrash”, autor Fatmir R. Gjata – stenda e Sh. B. Toena.
11:00-12:00 “Shkrimtari dhe bota”, autor V. S Naipaul, dhe “Treni i natës”, autor Martin Amis, Sh. B. Saras – salla ovale.
11:00-12:00 Prezantim i projektit fitues “Storytelling the Life”, me mbështetjen e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian, Shtëpia Botuese DITURIA – stenda e Sh. B. DITURIA
11:00-12:00 “Tregime dhe novela”, i pranishëm përkthyesi i librit prof. Xhevat Lloshi – stenda e Sh. B. Argeta LMG
11:00 “Kërkuesit e Guaskave”, autore Rosamunde Pilcher – stenda e Sh. B. Toena.
12:00-13:00 Aktivitet me përkthyesit e projektit “Storytelling the Life”, me mbështetjen e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian, Sh. B. DITURIA – stenda e Sh. B. DITURIA
12:00-13:00 “Një natë te Luiza”, autor Arbër Ahmetaj, Scanderbeg Books – salla ovale.
12:00 “Në flakët e Izmirit”, i pranishëm autori Dinos Koubatis – stenda e Sh. B. Toena.
13:00-14:00 Prezantim i botimeve të reja të vitit 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit – salla ovale.
17:00 Konferencë e Lucia Nadin “Perspektivat e studimit dhe kërkimit mbi Shqipërinë” – stenda e Institutit Italian të Kulturës.
17:00 “E bukura e të zotit”, autor Albert Cohen – stenda e Sh. B. Toena.
18:00-20:00 “Komunikimi dhe kultura: imazhi në veprim”, autor Ylljet Aliçka, me parathënie nga Aleksandër Dhima – stenda e UET Press.
18:00-20:00 “Pesë leksione për konstitucionalizmin”, autor Spartak Ngjela – stenda e UET Press.
18:00 “Vajzat e mjegullës”, autor Namik Dokle – stenda e Sh. B. Toena.
E Shtunë 14/11/2015
11:00-12:00 “Kontabiliteti i kostos”, autorë Edward J. Vanderbeck, Cecily A.Raiborn, Michael R. Kinney, Mirela Ujkani (Miti), dhe “Kontabiliteti i drejtimit”, autorë Charles T. Horngren, Srikant M. Datar, Madhav Rajan, Ingrid Shuli, Rezarta Shkurti, Educational Centre – salla ovale.
11:00-12:00 “Tregime dhe novela”, i pranishëm përkthyesi i librit prof. Xhevat Lloshi – stenda e Sh. B. Argeta LMG
11:00-13:00 “Veni, Vidi… Scripsi”, autor Frederik Mikeli – stenda e UET Press.
11:00 “Klithma e mbretëreshës Teutë”, autore Ajmone Sumaj Salihu – stenda e Sh. B. Toena.
12:00 NDARJA E ÇMIMEVE TË PANAIRIT TË 18 TË LIBRIT “TIRANA 2015” – Salla Ovale.
12:00 “Pacientja “101”“, autore Nimfa Hakani – stenda e Sh. B. Toena.
13:00 “Qielli s’pranon arna”, autore Anila Kruti – stenda e Sh. B. Toena.
14:00-15:00 Prezantim i veprave të autorit Veton Surroi, Sh. B. Saras – salla ovale.
16:00-17:00 “Bruta storia a Tirana”, autor Adalberto Invernizzi – salla ovale.
17:00-18:00 “Pasuritë ujore të Shqipërisë”, autor Niko Pano, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – salla ovale.
17:00 “Rizgjimi i Arbërisë”, autor Sadullah Zendeli-Daja – stenda e Sh. B. Toena.
18:00-19:00 “Dardania – Kërkime dhe studime arkeologjike”, autorë Muzafer Korkuti, Luan Përzhita dhe Kemajl Luci, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – salla ovale.
18:00-20:00 “Tranzicioni ekonomik. Një rrugëtim pa mbarim”, autorë Luljeta Minxhozi, Arben Malaj, Selami Xhepa – stenda e UET Press.
18:00-20:00 “Europë. Ik e Ja”, autore Majlinda Bregu – stenda e UET Press
18:00 “Rrugës jam”, autor Besnik Camaj – stenda e Sh. B. Toena.
E Dielë 15/11/2015
11:00-13:00 “Natyrë mort me kulturë. Kaleidoskop”, autor Virgjil Muçi – stenda e UET Press
11:00-13:00 “Përmbysja e komunizmit”, autor Servet Pëllumbi – stenda e UET Press
11:00 “Përjetësisht të panjohur”, autor Gjergji Xexo – stenda e Sh. B. Toena.
12:00 “Marmara Hanëm”, autore Valdete Antoni – stenda e Sh. B. Toena.
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...