
?????????????????
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës e ka shqyrtuar në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe i ka rekomanduar Kuvendit miratimin e tij në lexim të parë.
Por, mbetet e paqartë se kur mund të miratohet në Kuvendin e Kosovës ky projektbuxhet, duke marrë për bazë zotimin për bllokimin e seancave të Kuvendit. Opozita është e vendosur që të mos lejojë vazhdimin normal të punës së Kuvendit dhe institucioneve të tjera, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi. Në bazë të procedurave ligjore, fundi i tetorit është koha kur Qeveria duhet të miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal, kurse deri në fund të dhjetorit duhet të miratohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të nënshkruhet nga presidentja Jahjaga. Në mungesë eventuale të buxhetit të miratuar, në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave, në tre muajt e parë, shpenzimet buxhetore mund të realizohen me 1/12 e buxhetit paraprak. Por, bllokada e punës së Kuvendit mund të çojë në prishjen e marrëveshjes “stand-by” mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Zeri
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...