Sergio Aguero shpreson që të kthehet nga lëndimi menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve.
Sulmuesi argjentinas ka qenë jashtë fushave të blerta për më shumë se një muaj, kur edhe ishte lënduar në ndeshjen kualifikuese për Kampionat Botëror, që Argjentina e kishte zhvilluar ndaj Ekuadorit, transmeton KosovaPress.
Në fillim ishte menduar që Aguero do të mungonte së paku dy muaj, por vetë sulmuesi është optimist që do të jetë i gatshëm qysh në ndeshjen me Liverpoolin, që City e zhvillon në ‘Etihad Stadium’ më 21 nëntor.
“Besoj që jam shumë afër rikthimit”, deklaroi sulmuesi për faqen zyrtare të klubit. “Fizikisht jam mirë, por më duhet edhe së paku një javë që të punojë shumë, për t’u kthyer në stërvitje me shokët, dhe shpresoj që të jem i gatshëm për lojë, qysh në ndeshjen ndaj Liverpoolit”, theksoi Aguero.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...