Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka këmbëngulur se skuadra e tij do të luftojë për titull në La Liga deri në ndeshjen e fundit, pas fitores kundër Athletic Club të mërkurën.
Kapiteni Lionel Messi e frymëzoi Barçën drejt triumfit 3:2 kundër Athletic Club në San Mames, duke i shënuar dy gola, pasi Pedri e kishte kaluar në epërsi gjigantin katalonas.
Këto tri pikë nënkuptojnë se Barcelona tani ngrihet në pozitën e tretë, pas Atletico Madridit dhe Real Madridit.
Por katalonasit ende ngelin mbrapa me pikë, pasi ngel shtatë pikë prapa liderit Atletico, i cili i ka plus dy ndeshje në dispozicion për t’i zhvilluar.
Duke folur pas ndeshjes, Koeman u shpreh i lumtur me fitoren.
“Jam i lumtur me rezultatin dhe sesi e arritëm atë. Ne e merituam fitoren. Loja ekipore ishte fenomenale. Ne do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit”, tha Koeman.
“Kemi ngelur pak mbrapa, por jemi në rrugë të mirë. Pedri po tregon maturi, ndërsa loja e Messit dhe demonstrimi i vullnetit të tij janë të qarta, por sot ai e tregoi këtë me gola”, shtoi ai.
Ministri i Jashtëm nigerian: SHBA-ja goditi ISIS-in pasi pre...
Kongresisti amerikan Lawler i dërgon letër Kurtit: Mbështetj...
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal