Sllovenia do të vendosë përkohësisht një barrierë kufitare me Kroacinë, me qëllim kontrollin e fluksit të refugjatëve.
Lajmin për ngritjen e gardhit e dha vetë kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, i cili tha se pengesa do të jetë e përkohshme, për tu dhënë mundësi autoriteteve të mbajnë nën kontroll refugjatët që vijnë nga Kroacia.
“Kemi vendosur që në ditët në vazhdim të fillojmë të ndërtojmë një pengesë të përkohshme, ndoshta në formën e një gardhi në kufirin tonë Schengen, në mënyrë që të mund të kufizojmë numrin e emigrantëve në një shifër të përballueshme për Slloveninë”.
Megjithatë kreu i qeverisë sllovene konfirmoi se kufiri nuk do të mbyllet.
“Nuk kemi ndërmend të mbyllim kufirin, ai do të qëndrojë i hapur, por do të monitorohet në pikat e kontrollit. Gardhi do të shërbejë për të drejtuar fluksin, me qëllim që ata mos të shpërndahen”.
Sipas informacioneve më të fundit, Austria është e gatshme të pranojë në të ardhmen vetëm 6 mijë refu jgatë në ditë, çka e bën të pamundur për Slloveninë ta përballojë e vetme fluksin e refugjatëve që vijnë nga Kroacia.
Nga mesi i tetorit e deri më tani më shumë se 170 mijë emigrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë hyrë në Slloveni, që nga momenti kur Hungaria vendosi të mbyllte kufirin me Kroacinë duke e devijuar rrugën e refujgatëve drejt Sllovenisë. Rreth 30 mijë të tjerë priten të hyjnë në ditët në vazhdim.
Fluksi i madh i refugjatëve po i kushton aktualisht shtetit slloven 770 mijë euro në ditë, ndërkohë që për t’i ardhur në ndihmë Sllovenisë, Komisioni Evropian ka akorduar një fond prej 10 milionë eurosh.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...