Në raportin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për shpalljen e pavlefshme të votës së Etem Arifit, janë përfshirë edhe rekomandimet që ka përcaktuar Komisioni i Venecias lidhur me rastin.
Raporti i Komisionit të Venecias për Legjislacionin Zgjedhor dhe Administrimin e Zgjedhjeve në Evropë trajton çështjet kryesore përkitazi me legjislacionin zgjedhor dhe administrimin e zgjedhjeve në Evropë. Në pjesën relevante të këtij
Raporti, lidhur me humbjen e mandatit të të zgjedhurve, Komisioni i Venecias përcaktoi më sa vijon:
“[…]
78. Nuk është e rrallë që për shkak të një dënimi penal për një vepër serioze, individëve të iu mohohet e drejta për t’u kandiduar për zgjedhje. Megjithatë,
mund të jetë problematike nëse e drejta pasive e votës mohohet në bazë të një dënimi, pa marrë parasysh natyrën e asaj vepre. Një ndalesë e përgjithshme mund të mos jetë në harmoni me Konventën e Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sa i përket Ligjit për Zgjedhjet e Deputetëve të Ukrainës, për shembull, Komisioni i Venecias rekomandon që ligji duhet të garantoj mbrojte më të madhe të të drejtave të kandidatëve, duke përfshirë largimin e ndalesave të përgjithshme dhe të paqarta për kandidatët që kanë dënime penale (shih CDL-AD(2006)002, parag. 16 [17] dhe 100[101]). Rekomandimi i OSBE-ODIHR-it që e drejta për të qenë kandidat duhet të kthehet për ata që janë dënuar dhe pastaj janë falur pas trazirave post-elektorale të vitit 2003
në Azerbajxhan, shkon në të njëjtin drejtim.
79. Në anën tjetër, nuk do të ishte e duhur të mos parashihet (apo të mos zbatohet) asnjë kufizimi për përshtatshmërinë për t’u zgjedhur për kryesit e
veprave panele. Për shembull delegacioni i Kongresit të Çështjeve Lokale dhe Regjionale të Këshillit të Evropës, ishe i shqetësuar lidhur me validitetin e kandidaturës për zgjedhjet e lokale të vitit 2005 në “Ish Republikën Federale të Maqedonisë”. Një Kryetar Komune kishte mundësi të garonte për Kryetar përkundër që ishte dënuar nga gjykata me 4 vjet burgim për një gamë të gjerë vjedhjesh” (shih Raportin e Komisionit të Venecias për Legjislacionin Elektoral
dhe Administrimin të Zgjedhjeve në Evropë, paragrafët 78 dhe 79).”
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...