Real Madridi raportohet se është duke tentuar të transferojë Son Heung-Min nga Tottenhami në fund të këtij edicioni.
Zineiden Zidane ka kërkuar nga Florentino Perez që të realizojë transferimin e koreano-jugorit që është duke kaluar nëpër një formë të lartë te Spurs.
Son ka ndërtuar një partneritet të artë me Harry Kanen te Tottenhami, duke shënuar 12 gola në 16 paraqitje në Ligën Premier.

Sulmuesi po ashtu ka dhuruar edhe pesë asistime, e që duket se është ringjallur nën urdhrat e Jose Mourinhos.
Kjo formë e lartë e tij ka bërë që strategu francez të e kërkojë transferimin e Son e që mund të realizohet në verën e këtij vitit.

Skuadra nga Liga Premier nuk do e lëshojë edhe aq lehtë largimin e tij, pasi do të kërkojë mbi 100 milionë euro.
Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023, mirëpo raportet mes të dyja klubeve janë të mira dhe mund të realizohet marrëveshja.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...