Almeda dhe Tolgahan ishin të ftuar në një emision turk së fundmi ku për herë të parë u shfaqën në një studio televizive së bashku me djalin e tyre, Efehan.
“Thonë se shqiptarët janë shumë kokëfortë”, i tha prezantuesja Almedës. Këtu Tolgahan qeshi dhe tha me ironi: “Jooo, fare!” “Edhe ti je kokëfortë”, ia ktheu Almeda. “Po zemër, edhe unë shqiptar jam, s’thashë gjë”, i tha Tolga.
Aktori tregoi se Almeda është shumë kokëfortë dhe është shumë e vështirë për ta bindur për diçka. Ai mori shembull një rast kur Almedës të gjithë i thonin se i shkon shumë një veshje, ndërsa ajo nuk e pëlqente aspak dhe askush nuk e bindi dot ta vishte. Edhe Almeda nga ana tjetër kishte një ankesë për Tolgën.

Bukuroshja shqiptare tha se ai vonon shumë për t’u bërë gati për shkak se rri shumë gjatë duke rregulluar flokët. Gjatë intervistës studios iu bashkua edhe djali i tyre, Efehan, i cili i kërkoi Almedës t’i vendoste këngën “Qingji vogël rri mendushëm”. Vogëlushi dukej shumë i lumtur teksa dëgjonte këngë shqiptare e lodronte para kamerës./Xing.al
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën