Lionel Messi arriti shifrën e 750 ndeshjeve për Barcelonën.
Sulmuesi pranoi se kjo arritje është diçka që e mbushi atë me krenari, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është një krenari që kam arritur këtë numër ndeshjesh me fanellën e Barcelonës”, tha sulmuesi argjentinas, duke folur për gazetën Sport.
Nga 750 ndeshje të luajtura deri më tani, 500 ishin në kampionatin spanjoll, ku ai luajti 252 në Camp Nou dhe 248 jashtë. Sulmuesi grumbullon 369 fitore (211 në shtëpi dhe 158 jashtë). Ai ka 451 gola (265 në shtëpi dhe 186 jashtë).
Këtë sezon Messi do të jetë në gjendje të tejkalojë rekordin e ndeshjeve në historinë e klubit, i cili i përket Xavi (767 ndeshje, me 505 në kampionatin spanjoll).
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...