Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se një vit i vështirë e pret vendin që ai e drejton.
Në mesin e sfidave të 2021-ës ai ka përmendur luftën me koronavirusin dhe siç i quajti ai “presionet rreth Kosovës”.
” Nuk është një vit i lehtë për të luftuar me kurorën, presionet rreth Kosovës dhe Republikës Sërpska janë përpara. Nuk është një vit i lehtë ekonomik përpara, sepse të gjithë do t’i kërkojnë ndihmë shtetit. Dhe shteti nuk është famulli dhe Serbia dha ndihmën më të madhe, proporcionalisht sipas buxhetit të saj. Padyshim që një vit i vështirë na pret, kemi shumë sfida para nesh ”, theksoi ai, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, sa i përket raportimeve për kandidatët e ardhshëm presidencialë Marinika Tepiq dhe Dejan Boiroga, Vuçiq tha se nuk i takonte atij të merrej me këtë çështje.
Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjisl...
Sulmohet arbitri që i bëri propozimin e martesës të dashurit...
Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...
Kosova e gatshme për kontribut në misionin ndërkombëtar në G...
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...