Të jesh astronaut padyshim mund të jetë një profesion shumë i bukur dhe mjaft interesant, veçanërisht për të apasionuarit. Por sa paguhet një astronaut?!
Sipas të dhënave publike, një astronaut civil i NASA, kategorizohet si nënpunës shtetëror i klasit GS12 dhe GS13, sipas kompetencave dhe vjetërsisë në punë. Dhe maksimumi që ata paguhen janë rreth 161 mijë Dollarë bruto në vit ose 134 mijë Euro.
Me fjalë të tjera, neto një astronaut ekspert dhe me karrierë vjetërsie, paguhet në muaj rreth 7600 Euro, vlerë neto. Pra, paga mjaft të mira natyrisht, por jo sa të një futbollisti apo ndonjë drejtues kompanie.
Duke patur parasysh që ky profesion është mjaft stresues, i rrezikshëm, dhe kërkon transferime për kohë të gjatë në vende të tjera për trajnime dhe përgatitje të posaçme.
Për një fluturim në hapësirë një astronaut duhet të kalojë shumë kohë për përgatitje në Rusi, Japoni, Kanada e Gjermani.
Padyshim kënaqësia profesionale të shkosh në mision është e jashtëzakonshme, sikurse edhe mundimi e përgatitja, por ama, nuk “noton” në para, sikurse disa profesione të tjera shumë herë më pak të rrezikshme por shumë herë më të mirëpaguara.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...