Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif lëshoi një paralajmërim për Presidentin aktual të SHBA-ve Donald Trump.
Zarif i ka bërë thirrje Trumpit që të mos provokohet nga Izraeli, që po nxit luftë me sulmet ndaj forcave amerikane në Irak, të cilat më pas do t’i atribuohen Iranit, transmeton portal arbresh.info
“Shërbimi i ri i inteligjencës nga Iraku tregon se agjentët-provokatorë izraelitë po planifikojnë sulme ndaj amerikanëve, duke e vendosur Trumpin që po largohet nga pushteti në një situatë të pafavorshme”, tha Zarif në një postim në mediat sociale, në përvjetorin e vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qasem Suleimani në Irak, shkruan Reuters.
Republikanët ia kthejnë shpinën Trumpit, votojnë për shfuqizimin e vetos së presidentit
Ai e paralajmëroi Trumpin që të ‘ruhet nga kurthi’.
Esmail Ghani, i cili pasoi Suleimanin në krye të forcave elitare të Kuds, një njësi speciale e Gardës Revolucionare, tha të premten se Irani është ende i gatshëm t’u përgjigjet provokimeve.
SJHBA-të fajësojnë milicinë, e cila mbështet nga Irani, për sulmet e rregullta me raketa ndaj objekteve amerikane në Irak, përfshirë ambasadën amerikane. Asnjë grup i njohur i mbështetur nga Irani nuk ka marrë përgjegjësinë./arbresh.info/
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...