Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 229 raste të reja me koronavirus.
Nga 1294 të testuar, 229 kanë rezultuar pozitiv, gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe 4 raste të vdekjes.Por, edhe sot numri i pacientëve të shëruar ka qenë më i lartë sesa i rasteve të reja, kështu duke e ulur në 8176 numrin e rasteve aktive.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Podujevë 20 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.
Raporti i plotë:363 TË SHËRUAR DHE 229 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.294 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 229 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 51.731 raste nga 186.031 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.340 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 363 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.215 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.176.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Podujevë 20 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...